Fondacioni ALBIZ shpall konkurs për programin “Bursa studentë për vitin akademik 2018/19”

K O N K U R S

(Për ndarje  të bursave për studentë për vitin akademik 2018/2019)

Fondacioni “ALBIZ“ shpall konkurs për:

175 Bursa për studentë për vitin akademik 2018/2019 në dy kategori

Bursa sociale (135 bursa)

dhe Bursa të suksesit (40 bursa)

 

APLIKIMI

Të drejtë për aplikim në këtë konkurs kanë studentët e ciklit të parë (studime deri diplomike) që studiojnë në ndonjë prej Universiteteve shtetërore në Republikën e Maqedonisë, Universitetin e Evropës Juglindore si dhe Universitetin Ndërkombëtar Ballkanik në ndonjë prej fakulteteve në vijim:

  • Fakulteti Arkitekturës;
  • Fakulteti i Ndërtimtarisë;
  • Fakulteti Ekonomik;
  • Fakulteti i Makinerisë ;
  • Fakulteti i Shkencave të Mjekësisë;
  • Fakulteti Pedagogjik;
  • Fakulteti Juridik;
  • Fakulteti i Shkencave Matematiko Natyrore;
  • Fakulteti Stomatologjik;
  • Fakulteti Teknologjik – Metalurgjik;
  • Fakulteti i Mjekësisë Veterinare;
  • Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjisë Informative;
  • Fakulteti i Shkencave Bujqësore dhe të Ushqyerit;
  • Fakulteti i Shkencave Informatike dhe Inxhinierisë Kompjuterike;
  • Fakulteti i Edukatës Fizike, Sport dhe Shëndet:
  • Fakulteti Farmaceutik;
  • Fakulteti Filozofik;
  • Fakulteti Filologjik;
  • Fakulteti i Pylltarisë;
  • Fakulteti i Administrimit të Biznesit;
  • Fakulteti i Shkencave të zbatuara;
  • Fakulteti i Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore;
  • Fakulteti i Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit;
  • Fakulteti i Administrimit Publik dhe Shkencave Politike;
  • Fakulteti i Shkencave Islame;
  • Fakulteti i Kulturës Fizike
  • Dhe fakultete tjera që nuk janë përfshirë në listë(në Universitet e lartpërmendura)

KRITERET PËR TË DY KATEGORITË

  1. Të jenë studentë të vitit të II, III, IV, V dhe VI;
  2. Të jenë studentë të rregullt;
  3. Të mos kenë përsëritur gjatë studimit;
  4. Të mos jenë shfrytëzues të bursave ose kredive nga ndonjë institucion apo ndërmarrje tjetër;
  5. Të jenë nënshtetas të Republikës së Maqedonisë;

 DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN

BURSA PËR STUDENTË – BURSA SOCIALE

  1. Aplikacioni (merret te fondacioni ose shkarkohet online);
  2. CV (biografi);
  3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit);
  4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2018/2019;
  5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare;
  6. Vërtetim për të ardhurat e realizuara të anëtarëve të punësuar të familjes prej punëdhënësit (për anëtarët e pensionuar fletëpagesë pensioni, për ata që marrin ndihmë sociale çekun e ndihmës sociale, ata që nuk punojnë vërtetim nga enti për punësim se nuk janë në marrëdhënie pune dhe vërtetim nga drejtoria për të ardhurat publike);
  7. Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (certifikata e lindjes, letërnjoftim, pasaportë);

Përparësi për fitimin e bursës sociale do të kenë:

  1. Studentët që kanë notë mesatare 7.00 apo më lartë;
  2. Studentë që studiojnë në drejtimet deficitare;
  3. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që studiojnë.
  4. Studentë të kategorive sociale (studentë që vijnë nga familjet me status të rënd social, studentë – jetimë, studentë – me një prind, studentë me prind të paaftë për punë).

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM NË KONKURSIN

BURSA PËR STUDENTË – BURSA TË SUKSESIT

  1. Aplikacioni (merret te fondacioni ose shkarkohet online);
  2. CV (biografi);
  3. Kopje të indeksit (dy faqet e para – ku është fotografia dhe faqen ku është regjistruar semestri fundit);
  4. Vërtetim për semestrin e rregullt të regjistruar për vitin akademik 2018/2019;
  5. Vërtetim të notave ku mund të shihet nota mesatare;
  6. Kopje të ndonjë dokumenti identifikues (certifikata e lindjes, letërnjoftim, pasaportë).

 Përparësi për fitimin e bursave do të kenë:

  1. Studentët që kanë notë mesatare 8.50 apo më lartë;
  2. Studentë që studiojnë në drejtimet deficitare;
  3. Studentët që kanë fituar çmim të parë në garat shtetërore ose çmimin e I, të II ose të III në garat republikane ose ndërkombëtare nga fusha e shkencës, kulturës, teknikës, përkatësisht në profesionin që studiojnë.

 VLERA E BURSËS

Vlera e bursës për të dy kategoritë për vitin akademik 2018/2019 do të jetë 4.200 denarë.

Bursat ndahen gjatë tërë vitit akademik 2018/2019 përkatësisht 9 muaj, aq sa zgjatë viti akademik.

VENDI  DHE AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTEVE

 Aplikacioni dhe dokumentet e nevojshme kandidatët duhet t’i dorëzojnë në zyrën e Fondacionit “ALBIZ” në Saraj rr. 20  nr. 97.

Aplikimet bëhen në afatin vijues :

  • prej 01.11.2018 (e enjte) deri më 23.11.2018 (e premte) nga ora 09:00 deri në ora 16:00.

 Gjatë dorëzimit të dokumenteve, kandidatët duhet të kenë me vete letërnjoftimin, indeksin ose ID-në.

Shpallja e rezultateve do të bëhet pran zyrës së Fondacionit Albiz, në web faqen zyrtare www.albiz.org.mk si dhe në www.facebook.com/albizfoundation.

SQARIM

  1. Dokumentet duhet të dorëzohen personalisht nga vetë kandidati (përndryshe nuk do të pranohen);
  2. Dokumentet që janë të pakompletuara dhe që dërgohen me vonesë, përkatësisht nuk i kanë respektuar afatet kohore të konkursit, nuk do të pranohen;
  3. Dokumentet e dorëzuara nuk kthehen prapë, mbeten në arkivin e Fondacionit;
  4. Çdo person i cili do të konkurroj do të marrë dëshmi (numër të dosjes) se i ka dorëzuar dokumentet;
  5. Rezultatet do të shpallen me numra të dosjes (jo me emra);

Për informata më  të hollësishme mund të na kontaktoni në  tel. 02 2057 632 ose në e-mail: info@albiz.org.mk  

 Shkarko konkursin dhe aplikacionin për studentë për vitin akademik 2018/19

>>KLIKO KETU – Shkarko konkursin për  studentë<<

>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për Bursa Sociale<<

>>KLIKO KETU – Shkarko aplikacionin për Bursa të Suksesit<<